Zbulon EMRIN që nxori në publik videot itime të artistëve me Adrian Hilën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me publikimin e fundit të videove intime të disa artistëve në rrjet.
Gjatë një deklarate për mediat, e cila vjen në një kohë tensionesh të larta politike dhe skandalesh qeveritare,
Berisha u shpreh se këto materiale janë servirur qëllimisht nga qeveria për të mbuluar aferat korruptive dhe lidhjet e dyshuara me kartelet e drogës, duke kërkuar një hetim të thelluar për përfshirjen e mundshme të hakerave pranë pushtetit.
NJOFTIM PËR MEDIA
LEXO EDHE: Eli Fara i hakmerret kompozitorit Hila – Ja çfarë i bëri
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet e tmerrshme! Thuhet se janë marrë nga hakerat e Ramës, kjo gjë kërkon hetim të fortë
Donika Ndoj: Doktor, në kulmin e skandaleve për korrupsion të qeverisë, dhe kur priten materiale edhe më komprometuese që pritet të dalin, sipas asaj që ka deklaruar ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, shqiptarëve iu serviren video me përmbajtje erotike të disa artistëve. Kush fshihet pas publikimit të tyre në dijeninë tuaj, dhe a po hidhen në treg për të mbuluar ndonjë aferë më të madhe ku mund të jetë drejtpërdrejt i përfshirë vetë kryeministri?



