NUK NDALEN VIDEO-T E ADRIAN HILËS!
REDAKSIA NUK PUBLIKON IDENTITETET
Materiale te tjera video, ge pretendohet se lidhen me kompozitorin Adrian Hila, kane mberritur ne redaksine e REVEAL MEDIA, duke shtuar materiale te reja né dosjen
qe po shayrtojme.
REVEAL MEDIA disponon informacion mbi identitetet e personave qe pretendohet se shfaqen ne keto materiale.
Megjithate, redaksia ka marre vendimin editorial ge emrat e tyre të mos bëhen publikë.
Ky vendim është i gëllimshëm. Fakti që një redaksi disponon një material nuk do të thotë se çdo element i tij duhet të publikohet. Kur bëhet fjalë per pamje private dhe intime, kufiri mes interesit publik dhe jetes private
duhet respektuar.
Per këtë arsye, REVEAL nuk do te publikoje videot intime, pamje eksplicite apo detaje që mund të perdoren per identifikimin e personave te tretë.
Njëkohësisht, redaksia po shayrton autenticitetin, origjinën dhe rrethanat e materialeve. Derisa këto elemente të verifikohen në mënyre te pavarur, nuk do te paraqesim si fakt ate qe mbetet pretendim.
Ne i dimë emrat. Zgjedhim të mos i publikojme.
Profesionalizmi nuk eshtë t publikosh gjithçka që të mbërrin në redaksi, por të dish çfarë ka interes publik dhe çfare duhet te mbetet private.
REVEAL MEDIA do té vijoje té raportoje çdo zhvillim qe mund te verifikohet dhe qe ka interes te ligjshem publik.



