SKANDALI NE SHTRAT ZBULOHET SI U EKSPOZUAN VIDEOT ERO*TIKE NGA KAMERA E ADI HILES
Videot intime që kanë shpërthyer në rrjet gjatë
diteve të fundit nuk rezultojne të jenë siguruar duke marrë fizikisht një hard disk, një telefon apo një pajisje regjistrimi nga ambienti ku janë filmuar. Sipas të dhénave, porta e hyrjes ka qene vete sistemi i kamerave, i lidhur me internetin permes Wi-Fi dhe me mundêsi
aksesi në distance.
Burimet bejne me dije se pajisja eshte identifikuar
permes mjeteve qe skanojne dhe indeksojne pajisjet e ekspozuara ne internet, nder to platforma te tipit
Shodan. Këto platforma nuk hyjnë vetë në kamera dhe
nuk thyejnë sistemet, por mund te tregojnë se një pajisje,
një portë administrimi apo një shërbim i caktuar është i arritshëm nga interneti. Pikërisht këtu ka nisur edhe
komprometimi i sistemit.
Pas identifikimit të kamerës dhe ndërfaqes së saj të aksesit në distancë, sipas burimeve, janë komprometuar
kredencialet e hyrjes. Në ketë mënyre eshte siguruar akses në sistemin e kamerave dhe në materialet дё ai kishte ruajtur. Pra, personi qe ka marre videot nuk ka pasur nevojë të hyjë fizikisht në ambient, pasi
regjistrimet mund tê aksesoheshin nga jashte permes
lidhjes se pajisjes me internetin.
Kjo eshte edhe hallka qe ndryshon teresisht natyrén e skandalit. Nuk kemi thjesht disa video private qe kane kaluar dore me dore, por te dhenat flasin per nje arkiv dixhital te siguruar pas hakerimit te nje sistemi kamerash.
Vetëm pasi materialet janë marrë nga sistemi, ato kanë
kaluar në hallkën e dytë, shpërndarjen te persona të tjerë dhe më pas publikimin në rrjete sociale e platforma të
ndryshme.
Hetimi duhet të percaktoje tashmë dy pergjegjësi t ndryshme. E para lidhet me personin ose personat që kanë hyrë pa autorizim në sistem dhe kanë marrë regjistrimet. E dyta lidhet me zinxhirin permes të cilit videot kanë kaluar nga duart e autorêve té nderhyrjes deri te personat qe i kane shperndare publikisht.



