Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës

Një fëmijë është goditur nga një veturë në fshatin Vitomiricë të Pejsës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policis në Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës atij i është dhënë ndihmë mjeksore në spitalin e përgjitshmëm në Pejë
“Sot, rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë- Pejë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, ka deklaruar Rugova.



