Pas dëshmisë së Eli Farës në Polici, vajza e saj Marina bën lëvizjen e papritur

Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara, vëmendjen e ka tërhequr edhe reagimi i vajzës së saj, Marina Fara.

Marina ka zgjedhur të mos flasë drejtpërdrejt për ngjarjen, por ka ndarë në Instagram një video me një mesazh fetar. Postimi është bërë pak kohë pasi u publikuan detaje lidhur me dëshminë e nënës së saj në Polici.

Në videon e publikuar shfaqen pamje nga Meka, ndërsa mesazhi flet për periudhat e vështira të jetës, ndryshimet dhe rëndësinë e besimit te Zoti.

“Today you’re high, tomorrow you’re low”, thuhet në video, ndërsa më tej përcillet mesazhi: “Kur kam frikë, ngre duart. Kur nuk di çfarë të bëj, i besoj planit të Tij”.

Në një tjetër pjesë të videos theksohet besimi te Zoti përballë vështirësive: “Ya Allah, udhëhiqe rrugën. Kam Allahun, kam gjithçka”.

Marina nuk ka dhënë asnjë shpjegim nëse postimi lidhet drejtpërdrejt me situatën e nënës së saj dhe nuk ka përmendur emra apo detaje rreth çështjes.

Megjithatë, postimi ka tërhequr vëmendjen për shkak të kohës kur është publikuar, në të njëjtën ditë kur në media janë raportuar detaje nga dëshmia e Eli Farës.

Sipas raportimeve, këngëtarja është paraqitur në Polici lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve private në rrjet. Ajo mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte dijeni për kamerat, ndërsa denoncimi i saj lidhet me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.

Në këtë situatë, Marina ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë publike, duke përcjellë vetëm një mesazh besimi dhe mbështetjeje përmes rrjeteve sociale.

Nga rubrika

Back to top button