Rrëzohet helikopteri në New York, shënohen 6 viktima, mes tyre e fëmijë

Një heliktoper është rrëzuar në ujerat e Hudson River, New York mesditen e sotme (me orën amerikane), duke shënuar 6 viktima.

Reuters raporton se në bord ndodheshin gjithsej 6 persona, 1 prej të cilëve ishte piloti, ndërsa sqaron se helikopteri ishte për turistët.

Sakaq, BBC raporton se mes trupave ka dhe fëmijë.

Kushtet e vështira atmosferike kanë vështirësuar punën e forcave të shpëtimit.


Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar rrëzimin e mjetit fluturues, forcat përkatëse po punojnë për gjetjen e ndonjë personi tjetër, nëse ka pasur.

Nga rubrika

Back to top button