“E di që AKI-ja po e ndjek…”; “shumë shpejt […] kemi me pa në kamera të arrestuar”: Për kë po flet Haradinaj?

Daut Haradinaj nga Aleanca ka bërë pretendime për një person që, sipas tij, po bashkëpunon me Serbinë dhe ka zhvilluar takim në Dubai.
Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se ka informacione për personin dhe se ata po ndiqet nga institucionet e sigurisë.
“Serbia ka shumë zagarë poshtë e nalt. Ka sekserë. Shumë ka dhe, fatkeqësisht, përditë po na vijnë informata, herë një emër, herë një emër.”
Ai ka pretenduar se Dubai është kthyer në vendtakim, ndërsa ka përmendur edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“E di që e kanë bërë adresë Dubain tash. Atje po shkojnë – po rreziten dhe po takohen. E di që AKI-ja po i ndjek.”
Haradinaj dha edhe një hollësi konkrete, duke përmendur datën 30 shtator dhe një darkë ku, sipas tij, kishte marrë pjesë një person i caktuar.



