Vazhdojnë përplasjet në Tiranë, një polic përfshihet në flakë pas hedhjes së molotovit, disa të tjerë mbeten të lënduar prej gurëve

Në një moment kur situata i ka dalë thuajse jashtë kontrollit, policia po tenton të përparojë, por duket se e ka shumë të vështirë dhe po has vështirësi të mëdha.
Teksa avanconte, protestuesit i kanë hedhur molotovë mes policëve dhe dy efektivë të Shqiponjave në një moment mori flakë, por fatmirësisht u shua shpejt.
Në një moment tjetër, dy efektivë të tjerë u panë duke çaluar për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit. Një tjetër polic shihet i gjakosur. Në këtë sulm të protestuesve, kanë mbetur disa policë të lënduar.



