Protesta të dhunshme të emigrantëve ilegalë në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump dërgoi 2 mijë trupa ushtarake të Gardës Kombëtare për të rikthyer rendin publik pas protestave të dhunshme të emigrantëve ilegalë në Los Angeles.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth, Trump falenderoi trupat e posaçme të ushtrisë amerikane për misionet brenda vendit, që e kryen me sukses detyrën, ndërsa tha se ndërhyrja e tyre ishte e nevojshme për t’u përballur me persona të maskuar, duke nënkuptuar se ata e kapërcenin qëllimin e protestës.

Manifestuesit sulmuan edhe selinë e njësisë ICE, ndërsa policia e pati të pamundur të përballonte situatën. Megjithatë, në rrjetet sociale, angazhimi i trupave ushtarake në këto protesta është konsideruar “i tepruar” dhe tentativë e Trump-it për vendosjen e autoritarizmit.

Tv Klan
Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzoi edhe guvernatorin demokrat të California-s dhe kryetaren e bashkisë së Los Angeles-it për paaftësi në menaxhimin e protestave të dhunshme të emigrantëve ilegalë.

Dhuna shpërtheu të shtunën rrugëve të Los Angeles dhe përfshiu edhe zonat ku ndodhen shtëpitë dhe kinematografitë me famë botërore, ndërkohë që forcat e zbatimit të ligjit “ICE” po zhvillonin për të dytën ditë radhazi një operacion të gjerë për ndalimin e dhjetëra emigrantëve të jashtëligjshëm me qëllim riatdhesimin.

Nga rubrika

Back to top button