Pas Dubait, aksidentohet ish banorja e Ferma VIP, operon hundën për herë të dytë

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khazal, është shtruar në spital në Dubai pas një lëndimi në hundë që ka sjellë komplikime të mëtejshme.

Nur ndodhej në pushime në Dubai me shoqen e saj të ngushtë, por udhëtimi nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Sipas asaj çfarë raportohet nga Prive By Liberta Spahiu, ajo ka pësuar dëmtim në hundë, ku ishte operuar më herët për arsye estetike, duke e detyruar të kryejë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.