VIDEOSKANDALI I RRADHES ESHTE I…

Po jetojmë në një Big Brother të madh, ku të gjithë presin me ankth: kush do të jetë “konkursenti” i radhës që do të dalë në ekran?

Të them të drejtën, nuk na intereson fare kush është i radhës.

Sepse këtu nuk po zulohet ndonjë e vërtetë e re. Thjesht po dalin në dritë, me prova, gjëra që shumë prej nesh i kemi ditur prej kohësh.

Mesa duket, ka ardhur koha e një vetëpastrimi natyror. Koha kur secili përballet me atë që ka bërë.

Për ata që u ngritën dhe u pasuruan padrejtësisht.

Për ata që heshtën kur atdheu kishte më shumë nevojë për ta.

Për ata që hëngrën hakun e njerëzve të aftë, të ndershëm dhe punëtorë.

Për ata që menduan se fama, paratë dhe pushteti do t’i mbronin përgjithmonë.

Jo çdo gjë mund të fshihet. Jo çdo gjë mund të blihet. Dhe jo çdo gjë mund të mbulohet me pushtet.

Në fund, koha nxjerr gjithçka në dritë.

E drejta mund të vonojë, por në fund triumfon gjithmonë.

Nga rubrika

Back to top button