Nuk do ta njihni! Loredana Brati trondit me ndryshimin në pamje – ja si duket tani modelja

Loredana Brati ka vendosur që këtë pranverë ta nisë me një transformim rrënjësor në pamjen e saj.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokët e saj karakteristike shumë të gjata, modelja e njohur sapo na vërtetoi se guximi në stil shpërblehet.

Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë me ndjekësit pamjen e saj të re, ku shihet se ka hequr dorë nga gjatësia e mëparshme për një prerje më të freskët dhe moderne.

Ajo shfaqet mjaft tërheqëse dhe ka shkruar:

“Sot ndryshova look-un te Grand Salon. E di që më kanë më shumë lezet kur i kam të gjata, por po i lë flokët të marrin veten para verës. Si ju duken?”

Në postimet pasuese, Loredana ka hapur një diskutim me ndjekësit e saj, duke i pyetur nëse u pëlqen ky ndryshim.

Edhe pse shumë prej fansave janë mësuar ta shohin me flokë të gjata dhe ndoshta e preferojnë atë imazh, vetë modelja është shprehur se i pëlqejnë shumë flokët e shkurtuar.

Ajo u ka thënë ndjekësve se është e bindur që edhe atyre do t’u pëlqejë ky look i ri, po aq sa i pëlqen asaj, duke treguar vetëbesim të plotë në zgjedhjen e bërë.

Nga rubrika

Back to top button