Ndeshja Portugali-Spanjë, tifozi bie nga tribuna dhe humb jetën

Finalja e Ligës së Kombeve midis Portugalisë dhe Spanjës në Allianz Arena u shënua nga një ngjarje tragjike.
Një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna.
Incidenti ndodhi në pjesën e parë të kohës shtesë, kur tifozi fatkeq u rrëzua.
Atij iu dha menjëherë ndihma e parë, por në fund ndërroi jetë nga plagët e marra.
Kombësia e tifozit nuk është zbuluar ende.
Portugalia u shpall kampione e UEFA Nations League 2025, pasi mposhti me penallti Spanjën.