Fansat e zbuluan detajin/ A janë ende bashkë Brikena dhe Mateo? (FOTO)

Historia e tyre nisi si një moment simbolik brenda Big Brother VIP Albania, por gjithçka duket se është kthyer në një lidhje reale jashtë kamerave.

Ceremonia e “martesës” së Brikenës dhe Mateos ishte një nga skenat më të komentuara të këtij edicioni, por ndryshe nga shumë çifte televizive, ata nuk janë ndarë pas spektaklit.

Përkundrazi, dyshja po vazhdon lidhjen, duke treguar se ndjenjat e krijuara brenda shtëpisë kanë qenë të vërteta.

Së fundmi, Mateo ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqet krah Brikenës, duke i mbajtur dorën, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një detaj domethënës: të dy mbajnë ende unazat që shkëmbyen gjatë “dasmës” në BBVA.

Ky gjest është interpretuar nga fansat si një shenjë e fortë angazhimi dhe një konfirmim se lidhja e tyre po vazhdon seriozisht.

Pavarësisht distancës mes Kosovës dhe Shqipërisë, Brikena dhe Mateo po kalojnë kohë bashkë dhe po tregojnë se marrëdhënia e tyre po i reziston çdo sfide.

Për publikun, ata mbeten një nga çiftet më të dashura që doli nga ky edicion.

Nga rubrika

Back to top button