Doni të shpëtoni nga depresioni? Reduktoni përdorimin e rrjeteve sociale

Një studim i kryer nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë, ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook-ut, Instagram-it dhe Snapchat-it në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive.

Kufizimi i përdorimit të këtyre rrjeteve sociale, në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë.

Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tre javëve.

“Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim.

Nga rubrika

Back to top button