Video emocionuese nga protesta: Policia ia rrethon të birin, nëna me lot në sy i lutet ta lirojnë

Gjatë dy ditëve të fundit, protestat në Shqipëri kanë eskaluar në dhunë, ku janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, të shoqëruara me përdorim dhune nga të dyja palët.
Sipas të dhënave të fundit, policia ka arrestuar disa persona. 19 protestues do të dalin nesër para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video prekëse, ku shihet një grua duke iu lutur me lot në sy policisë që t’ia lirojnë të birin, të cilin ata po e shoqëronin për në stacionin policor.



