Andrea sapo ndau lajmin me te rende, ja cka ndodhi tash me Monika Lubonjen

Ema Andrea në një moment tregoi se ka kontaktuar me Monika Lubonjën dhe u shpreh se ‘është më shumë se e gjunjëzuar’. Ajo bëri thirrje që të jemi të kujdesshëm në linçim.
“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, tha Ema Andrea
Ndërsa duke folur për martesën, Ema tha se duhet të forcohet institucioni i familjes. Sipas saj, duhet matur mirë kur merr vendimin për t’u martuar.
“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, u shpreh ajo



