Rihanna poston fotot provokuese

Një fotosesion mjaft provokues ka realizuar së fundmi këngëtarja e njohur Rihanna, duke pozuar në mënyrë zbuluese me një set të brendshmesh floreale.
Artistja prezantoi fushatën e re të markës së saj të të brendshmeve, Savage X Fenty, përmes një serie fotosh që publikoi në rrjetet sociale. Në imazhe, ajo shfaqet e shtrirë në një divan, e veshur me sytjena floreale, tanga dhe çorape me lidhëse.
Në përshkrimin e postimit të publikuar të enjten, më 23 prill, në llogarinë e saj personale në Instagram, Rihanna shkroi: “Po vjen një verë ‘shpërthyese’”.









