Terror në Kiev! Rusi qëllon mbi turmën e kalimtarëve, 6 të vdekur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kiev, ku një person ka hapur zjarr me armë ndaj kalimtarëve, duke shkaktuar të paktën 6 të vdekur (mes tyre autori rus, që u ekzekutua nga policia) dhe mbi 15 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Demiivka-s, në jug të kryeqytetit ukrainas, në rrethin e Holosiivskyi. Pas sulmit, i dyshuari ka arritur të shkojë në një supermarket, ku ka marrë disa persona si pengje, përfshirë një roje sigurie të brendshme të supermarketit.

Sipas burimeve, agresori, i cili dyshohet të jetë një burrë rreth 60 vjeç, ka qëlluar në drejtim të kalimtarëve në një rrugë të frekuentuar, duke shkaktuar kaos dhe frikë mes qytetarëve. Një video e publikuar nga media e njohur ukrainase, “Ukrainska Pravda”, tregon një person me flokë të bardha, që duket se po vrapon me një armë të rëndë në dorë, duke krijuar një pamje shqetësuese dhe të pasigurt në qytet.

Policia dhe ekipet speciale të sigurisë kanë reaguar menjëherë, duke rrethuar supermarketin dhe nisur negociatat me agresorin. Pas disa orësh tensioni, autoritetet kanë arritur ta neutralizojnë agresorin, duke shpëtuar edhe disa pengje që ndodheshin ende të mbyllur brenda dyqanit. Gjatë aksionit, janë shpëtuar 4 persona, ndërsa një tjetër person është dërguar në spital për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime të lehta.

Shiko videon: https://x.com/i/status/2045510093836341577

Nga rubrika

Back to top button