Dita e 45-të e konfliktit | Trump: Irani kërkon marrëveshje, jemi kontaktuar

• Sot është dita e 45-të e konfliktit SHBA-Izrael-Iran. Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë fund përfundimisht konfliktit mes tyre, pas bisedimeve të gjata që u zhvilluan në Islamabad, Pakistan, dhe përfunduan të dielën. Negociatat u mbyllën pa rezultat konkret, ndërsa të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për dështimin.

• Trump ka thënë se SHBA-të do e bllokojnë Ngushticën e Hormuzit, teksa Irani ka paralajmëruar gjithashtu se do të godasë të gjitha portet e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan ka thënë se anijet iraniane do fundosen në fund të detit, nëse i afrohen bllokadës. Organizata ndërkombëtare janë alarmuar nga bllokada në Hormuz, duke shprehur shqetësim për krizë humanitare, si në aspektin e çmimeve të energjisë, ashtu edhe të ushqimeve. Trump më vonë tha se Irani kërkon marrëveshje dhe se ka dërguar “njerëzit e duhur”

Nga rubrika

Back to top button