Ja qfar tha Edisa per lidhjen qe perfolet me Mateo-n

Ne rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ish-banorja e BBVA5 Edisa Demollari, ka komentuar marredhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe thashethemet qe e lidhin até me banorin e reality show-t.

Ajo u shpreh se nuk i është dukur e drejtë që në finale të shkonte nje djale qe, sipas saj, ka sjelle ne publik te shkuaren e nje vajze brenda shtepise. “Une si vajze, nuk do doja kurré qé njé djalé qe permend te shkuaren e nje vajze në publik të shkojë ne finale,” tha ajo.

Duke folur për dinamiken mes dy banorëve, ajo shtoi:

“Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj qe ata e kane loje, nje loje qe eshte luajtur bukur.”

Demollari theksoi se kishte parashikuar disa situata brenda shtepise: “Une kam vene bast aty brenda dhe thoja që nëse ata nuk puthen në atë nominim do puthen te tjetri dhe gjithmonë më kanë dalë bastet, keshtu q ishin shume të parashikuar per mua te them të drejtën.”

Ajo gjithashtu mohoi çdo lidhje me Mateon, duke u distancuar plotësisht nga aludimet. “Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani,” u shpreh ajo.

Sipas saj, akuzat per xhelozi jane te pabaza: “Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vete ata ta interpretonin si xhelozi… Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them kete.”

Në fund, ajo shtoi edhe një koment personal për Mateon:

“Edhe une i pelqej çunat muskuloze, por dua qé te jene té forté edhe në karakter… gjithsesi tek ai shoh nje djale te mire.”

Nga rubrika

Back to top button