Mateo dhe Edisa në lidhje nga jashtë?

Ish-banorja e BBVA5 Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe thashethemet që e lidhin atë me banorin e reality show-t.
Ajo u shpreh se nuk i është dukur e drejtë që në finale të shkonte një djalë që, sipas saj, ka sjellë në publik të shkuarën e një vajze brenda shtëpisë.
“Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale,” tha ajo.
Duke folur për dinamikën mes dy banorëve, ajo shtoi
“Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur”, tha ajo në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.
Demollari theksoi se kishte parashikuar disa situata brenda shtëpisë: “Unë kam vënë bast aty brenda dhe thoja që nëse ata nuk puthen në atë nominim do puthen te tjetri dhe gjithmonë më kanë dalë bastet, kështu që ishin shumë të parashikuar për mua të them të drejtën.”
Ajo gjithashtu mohoi çdo lidhje me Mateon, duke u distancuar plotësisht nga aludimet.
“Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani,” u shpreh ajo.
Sipas saj, akuzat për xhelozi janë të pabaza
“Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vetë ata ta interpretonin si xhelozi… Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë.”



