ShBA në ofensivë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një ofensivë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Uashingtoni ka dislokuar avionë që fluturojnë në lartësi të ulët dhe helikopterë Apache për të goditur anije dhe dronë iranianë pranë korridorit të transportit detar, shkruan The Telegraph.

Kjo rrugë ujore, e cila shërben si një kanal për një të pestën e naftës së botës, është pothuajse mbyllur tërësisht pasi Teherani kërcënoi të sulmojë çdo anije që përdor ngushticën me varka të armatosura, mina dhe raketa lundruese.

SHBA kishte planifikuar të dërgonte anije luftarake për të shoqëruar anijet përmes zonës, por zyrtarët paralajmëruan se operacioni do të marrë me gjasë javë për të rihapur ngushticën.

Në Pentagon të enjten, gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, deklaroi:
“A-10 Warthog tani është i angazhuar në krahun jugor, duke goditur mjete lundruese të sulmit të shpejtë në Ngushticën e Hormuzit.”

Nga rubrika

Back to top button