Gjesti i prerë me Eglin në Big Brother VIP Albania: Është kryer gjithçka mes nesh, mos mbaj më shpresa

Një debat i nxehtë ka shpërthyer mes Gjesti dhe Eglit pasditen e së martës në “Big Brother VIP Albania”. Gjatë këtij diskutimi, Gjesti i ka bërë të qartë Eglit se gjithçka ka mbaruar mes tyre dhe i ka kërkuar që të mos mbajë më shpresa.

“Është kryer çdo send mes neve, kaherë e kam kryer unë me ty. Hala ke shpresë në mua? Jo zemra jeme, këto janë X në jetën time. Futet në kokë një herë e mirë, ftohu, sa është herët ftohu,” – ka thënë Gjesti, duke i dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë Eglit

Dyshja, që dikur kanë pasur një lidhje, ka kaluar nëpër debate të vazhdueshme, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Tensioni mes tyre ka qenë i dukshëm, dhe ky moment ishte një tjetër kulminacion i marrëdhënies së tyre të brishtë.

Nga rubrika

Back to top button