Shkak Rozana, Gjesti lë sot në mbrëmje shtëpinë e Big Brother VIP?

Gjesti eshtë në qendër të vëmendjes, pasi në rrjet po garkullojnë lajme se ai ka vendosur te largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Këto spekulime kanë ndezur diskutime mes fansave, te cilët pyesin pse do të largohej tani që loja eshtë në fazën e fundit.
Influenceri Andrea ka publikuar dy video në rrjetet sociale, ku pohon se Gjesti shtë tepër i lodhur pas 150 ditësh izolim dhe ka vendosur të largohet sot (të shtunën) ose te marten.
Ai ngriti edhe hipotezën se Gjesti mund të ketë marrë vesh se fitorja mund t’i jetë premtuar Rozana Radit ose dikujt tjetër, çka mund ta ketë shtyrë të marrë këtë vendim drastik.
Nga ana tjetër, Anaid Kaloti, ish-fituesi i Big Brother Albania, ka mohuar këto zëra, duke i cilësuar thjesht si spekulime dhe parashikime te pavertetuara.
A është ky fundi i rrugëtimit të Gjestit në
BBVA? Mbetet për t’u parë në Prime-in e sotëm.



