Stresi: Xhaxhin Shemsi e kemi mik familjar, akuzat për drogë janë për shkak të djalit të tij që po përndiqet prej 13 vitesh nga një polic i Kosovës

Një aksion i madh anti-drogë i koduar me emrin “Qielli i Thyer” është zhvilluar të martën në disa lokacione në Prishtinë dhe më gjerë, me ç’rast janë arrestuar 22 persona. Operacioni është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,
Në mesin e të arrestuarve ndodhen edhe Shemsi Bahtiri dhe djali i tij, Brilant Bahtiri, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari të ndërlidhura me narkotikë dhe komunikim përmes aplikacioneve të enkriptuara.
Pas arrestimeve, ka reaguar publikisht reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ka deklaruar se ka lidhje të afërta familjare me familjen Bahtiri dhe ka dalë në mbrojtje të tyre.