Sonte përballja historike Shqipëri-Serbi

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë.

Kuqezinjtë i dhanë dje, dorën e fundit përgatitjeve për këtë sfidë historike, një takim që për Silvinjon do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për të marrë 3 pikët, por edhe për një lojë të bukur.

PoliTrajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, dolën në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë. Si trajneri, po ashtu dhe kapiteni, thanë se në fushë do të futen për të marrë 3 pikët.cia ka nisur marrjen e masave, për të garantuar sigurinë në përballjen delikate. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Silvinjo u shpreh se lojtarët janë stërvitur për këtë sfidë dhe e kanë studiuar kundërshtarin. Tekniku theksoi se e ka në mendje formacionin që do të dalë në fushë nga minuta e parë, megjithatë do ta bëjë të ditur nesër para ndeshjes.

“Ata janë ekip i fortë, këtë e dimë. Janë një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj se nesër do të shikojmë një ndeshje shumë të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin një ndeshje për ta fituar. Dëgjova edhe trajnerin e kundërshtarit, që gjithashtu përgatit ndeshjen për ta fituar. Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe do presim si do shkojë, por futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët.

Nga rubrika

Back to top button