Silvinjo shpall 27 emrat për sfidat e Qershorit

27 lojtarë për 180 minuta kundër Serbisë dhe Letonisë, që mund të jenë vendimtare për ëndrrën e Kombëtares drejt Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho publikoi listën e të grumbulluarve, ku rikthehen Mario Mitaj e Mirlind Daku, ashtu si mbrojtësi Bajrami që zëvendëson Mihajn. Dajsinani u thirr si portier i katërt në vend të Simonit. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion, nga Gjimshiti e HysTrajneri pohoi se do të punojë me kuqezinjtë edhe jashtë fushe. Kjo do të evitojë ngarkesën emocionale të një ndeshje të veçantë, në paraqitjen e lojtarëve në fushë.
“Jam i sigurt që duhet të punojmë në aspektin emocional, sepse është ndeshje speciale. Të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport. E kam dëgjuar diku edhe kërkesën e presidentit serb, por e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta. Këtë e kam mësuar me eksperiencë. E kam parë atë që ka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem sepse do ti përgatisim lojtarët për të luajtur futboll 90 minuta dhe do të bëhet diferenca”, thekson trajneri Sylvinho.aj, te Asani, Manaj, Uzuni e Broja.
“Me Serbinë nuk është ndeshje normale, por është specifike, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja. Jemi skuadër që luan me zemër dhe me shpirt, të mos e humbasim identitetin. Të shkojmë në fushë e të luajmë futboll. Është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”, shprehet Sylvinho.
Shqipëria luan kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe në datën 10 në transfertën me Letoninë.