PSG-Inter, francezët me një dorë te trofeu. Shënohet goli i pesë (Minutë pas minute)

Tani minuta e 87, shenohet dhe gola e pesë
81’- Iluzione goli te PSG-ja. Barcola i kalon të gjithë, por gabon në momentin e fundit. Gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë.
73’- Gooool Paris Saint-Germain 4-0! Spektakli i francezëve nuk ka të ndalur. Rrugën e rrjetës e gjen edhe Kvicha Kvaratskhelia.
69’- Vjen momenti i Asllanit. Shqiptari merr vendin e Calhanoglu.
64’- Gooool Paris Saint-Germain 3-0! Francezët prekin trofeun e Champions League. Doue ka shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një asist nga Vitinha dhe me një gjuajtje të fortë në zonë, e ndali topin në rrjetë.
62’- Dy zëvendësime të tjera te Interi. Largohen Bisseck dhe Mkhitaryan, futen Darmian dhe Augusto.
60’- Kundërsulm i shpejtë nga Paris Saint-Germain. Të besuarit e Luis Enrique-s i afrohen edhe golit të dytë. Gjuajtja e Hakimit, devijohet dhe kalon të gjithë pasqyrën e portës, para se të shkojë në këndore.
57’- Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
22:20, 31 Maj 2025
Luis Enrique, ekspert i finaleve

Ndeshja ndaj Interit, do të jetë finalja e 11-të në karrierë për trajnerin Luis Enrique. Statistikat e teknikut spanjoll, padyshim që duhet të frikësojnë italianët.
Trajneri i PSG-së, ka regjistruar 10 fitore, në po kaq finale të luajtura. Një nga ekipet e para të mposhtura në finale nga Enrique, ishte Juventusi… Lexo më shumë

22:05, 31 Maj 2025
53’- Dy zëvendësime te Interi. Në fushë futen Bisseck dhe Zaleëski, për të marrë vendin e Pavard dhe Dimarco.
50’- Kvaratskhelia nuk di të shënojë. Sulmuesi gjeorgjian ka humbur një tjetër rast të shkëlqyer, pak metra larg portës. Tentativa e sulmuesi shkoi jashtë.
46’- Pjesa e dytë nis ashtu si e para, me PSG-në në sulm. Kvaratskhelia shpërdoron një mundësi tjetër të mirë, duke gjuajtur jashtë.
45′- Nis pjesa e dytë. Francezët kanë avantazhin e dy golave, Interi kërkon të ndryshojë rezultatin.
21:54, 31 Maj 2025
A E DINI SE:
Finalja e sotme e Champions League, është ndeshja e parë zyrtare mes PSG-së dhe Interit.
Gjashtë të mëparshmet kanë qenë miqësore ose në turne veror. Në këto sfida, tre janë fituar nga Parisi, dy nga Inter ku njëra shkoi me penallti, ndërsa në një rast është mbyllur në barazim… Lexo më shumë
21:01, 31 Maj 2025
PSG-Inter, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë!
47’- Tjetër mundësi e mirë për PSG-në. Një gjuajtje e Kvaratskhelia-s devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën. Një tjetër tentativë e gjeorgjianit me kokë, përfundon mbi portë.
45′- Akordohen 2 minuta shtesë.
44’- E pabesueshme çfarë ka humbur Dembele. Pas metra larg vijës fatale, sulmuesi gjuajti keq dhe shumë larg portës. Mundësi e artë e shpërdoruar.
37’- Rasti më i mirë për Interin. Thuram provon me kokë pas një krosimi nga këndorja, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
35’- Mkhitaryan hedh një top të rrezikshëm në zonën e francezëve. Thuram nuk e shfrytëzon si duhet dhe shkon në anësore.
29’- Interi provon të dalë në sulm, por e ka shumë të vështirë. Parisinët janë të vendosur shumë mirë në prapavijë.
21’- Goool 2-0 Paris Saint-Germain! Nuk ndalen francezët, që shënojnë edhe të dytin. Pas një kundërsulmi vrastar, Doue e ndali topin në fundin e rrjetës, i ndihmuar edhe nga një devijim i Dimarco.
12’- Gooool PSG-ja 1-0! Zhbllokohet finalja. Një “ish” ndëshkon Interin. Hakimi merr një top të shkëlqyer në zonë dhe me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Nuk feston në shenjë respekti ndaj zikaltërve.
10’- Vjen gjuajtja e parë në portë. Doue tenton nga jashtë zone, por Sommer kontrollon topin pa shumë probleme.
8’- Vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme nga francezët. Vitinha provon me dy krosime në zonë, por nuk shfrytëzohen në asnjë rast.
5’- Minutat e para flasin për francezët. Paris Saint-Germain duket më i vendosur në këtë fillim lojë. Italianët e kanë të vështirë të kalojnë mesin e fushës.
3’- PSG-ja duket më kërkuese në minutat e para. Doue provon me një top në zonë, por Acerbi largon rrezikun.
0’- Nis finalja e Champions League. PSG-ja dhe Interi duan triumfin e madh.
20:58, 31 Maj 2025
Tifozët e nisën ndeshjen më herët, pamjet e sherrit

Tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, e nisën ndeshjen mes tyre më herët se finalja.
Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.
Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales… Lexo më shumë
20:57, 31 Maj 2025
Diferencat mes PSG-së dhe Interit

Diferenca më e dukshme midis PSG-së dhe Interit në finalen e Mynihut është mesatarja e moshës. Te zikaltërit, ajo është 30 vite e 4 muaj, ndërsa te parisienët 24 vite e 7 muaj… Lexo më shumë
21:01, 31 Maj 2025
PSG-Inter, francezët me një dorë te trofeu. Shënohet goli i katërt (Minutë pas minute)

/tvklan.al
Të lidhura
- Ndeshja e parë zyrtare PSG-Inter
- Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)
- Diferencat mes PSG-së dhe Interit, zikaltërit kanë moshën më të madhe
Francezët prekin trofeun e Champions League. Doue ka shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një asist nga Vitinha dhe me një gjuajtje të fortë në zonë, e ndali topin në rrjetë.
62’- Dy zëvendësime të tjera te Interi. Largohen Bisseck dhe Mkhitaryan, futen Darmian dhe Augusto.
60’- Kundërsulm i shpejtë nga Paris Saint-Germain. Të besuarit e Luis Enrique-s i afrohen edhe golit të dytë. Gjuajtja e Hakimit, devijohet dhe kalon të gjithë pasqyrën e portës, para se të shkojë në këndore.
57’- Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.