Pamje të rënda: Momenti kur Zana Gjevukaj goditet për vdekje nga polici me veturë

E reja Zana Gjevukaj vdiq pas 34 ditësh qëndrimi në Klinikën Intensive në QKUK, pasi tashmë e ndjera ishte goditur me veturë në Qyshk të Pejës nga një shofer që rezultoi të ishte zyrtar policor.
I dyshuari Argjend Kastrati ndodhet në arrest shtëpiak që nga 1 prilli, dita kur edhe e shkaktoi aksidentin që rezultoi me fatalitet.
Poshtë mund t’i shihni pamjet nga ky aksident i rëndë.
Gati tre muaj pas aksidentit, familja e të ndjerës ka reaguar publikisht, duke shprehur zhgënjimin e thellë me organet e drejtësisë. Ata theksojnë se masa e arrestit shtëpiak ndaj Kastratit nuk është ndryshuar, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja e Zanës.
“Zana ndërroi jetë më 4 maj 2025, pasi u godit në vijat e bardha nga një zyrtar policor. Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vdekja e saj, masa ndaj të dyshuarit nuk është ndryshuar në paraburgim. Arresti shtëpiak për një rast me pasojë vdekje është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e familjes.
Familjarët shprehin shqetësimin edhe për aktakuzën e ngritur ndaj Kastratit, për të cilën thonë se nuk pasqyron seriozitetin e rastit dhe nuk përfshin rrethanat rënduese.