“Gazetat po vdesin, jo nga mungesa e lexuesve, por nga shitja e ndërgjegjes.”

Sot, shumica e gazetave në Kosovë nuk janë më media – janë zgjatime të partive politike, të tenderëve, të interesave të vogla që shiten për një reklamë apo një darkë. Në vend që të jenë mbrojtëse të së vërtetës, po bëhen bashkëautore të manipulimit.
Në një vend ku korrupsioni është strukturor dhe varfëria sistematike, media duhet të jetë ndërgjegjja kolektive e popullit. Por çfarë ndodh kur edhe ajo ndërgjegje blihet me ofertë speciale?
🔍 5 mëkate të rënda që gazetat po i bëjnë sot:
Përmbajtje copy-paste nga njoftime qeveritare, pa analizë, pa verifikim, pa guxim. Tituj bombastikë për klikime, por pa substancë – “Kryeministri godet fort”, “Opozita i del përballë”, “Skandali që tronditi gjithçka”… dhe kur lexon lajmin: asgjë. Mungesë të thellë të gazetarisë hulumtuese – e vetmja “investigim” është kush me kë është feju. Mosbalancim i burimeve – një zë, një kah, një narrativë e porositur që gërryen çdo kuptim të lirisë së medias. Sulme personale ndaj gazetarëve të pavarur – në vend që t’i mbrojnë, i përqeshin ose i injorojnë.