Barazimi ndaj Serbisë, Silvinjo: Marr përgjegjesi për Manajn, ndeshje e interpretuar mirë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, analizoi në Tv Klan, barazimin pa gola ndaj Serbisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
Tekniku kuqezi deklaroi se i merr ai përgjegjësitë për Rey Manajn, lojtar që humbi pena“Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen që kam bërë. Është një ndeshje që e kishim përgatitur shumë mirë. Ndodh që mund të humbasësh një penallti.
Broja nuk është mësuar të bëjë 90 minuta sepse ka shumë kohë që nuk luan ndeshje të plota. Ishte shumë i lodhur në fund, po ashtu si Hoxha. Broja bëri një punë të mirë në pjesën e parë. Broja është një lojtar që kërkon hapësirë, për të treguar vlerat e tij.
Ishte një ndeshje e interpretuar mirë. Kishim ndryshime të shumta. Në mesfushë ishin ndryshimet e duhura. Kisha lojtarë të lodhur në pjesën e dytë dhe ndryshimet ishin të detyrueshme.lltinë, ndërsa për zëvendësimin e Brojës, u shpreh se sulmuesi ndjeu lodhje.
Në lidhje me ndeshjen, Silvinjo theksoi se ajo u interpretua mirë, duke shtuar se tani Shqipëria ka më shumë mundësi zgjedhje për formacionin.
Tani kemi më shumë lojtarë dhe mundësi për zgjedhje. Dua të theksoj se Nedim Bajrami dhe Jasir Asani kanë bërë një ecuri të mirë në kualifikueset e Europianit. Kundërshtarët kur analizojnë Shqipërinë, duhet të shikojnë shumë opsione. Nga nesër kemi mundësinë të shikojmë ndeshjen dhe të analizojmë ndeshjen. Kemi disa lojtarë për repartin e mbrojtjes”, tha Silvinjo.
Shqipëria barazoi pa gola ndaj Serbisë dhe mban vendin e dytë në grup me 4 pikë.