Zjarri në Komisariatin 3, ka shumë të lënduar

Pas zjarrit në Komisariatin numër tre gjatë protestave në Tiranë, vijnë edhe raportimet për të lënduar në mesin e pjesëtarëve të policisë.
TopChannel citon njërin nga efektivët e policisë të ketë deklaruar se “janë shumë efektivë të lënduar”.
Efektivi i policisë e ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe molotov në sasi të mëdha, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.


