Gjendet pa shenja jete 20-vjeçarja

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se, “Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës”.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërkaq sipas informacioneve dyshohet e njëjta ka bërë vetëvrasje.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatur vdekja e saj”, tha Borovci.

Tutje ai shtoi se ”Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Nga rubrika

Back to top button