Tragjike: Ky është i mituri që u gjet i plagosur me armë zjarri në Rahovec

Një i mitur ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, pasi u gjet i plagosur me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 20:35. Njësitë policore dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por i mituri nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Nga rubrika

Back to top button