Tragjedi në Malishevë: Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë – flet policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili bëri të ditur se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.
Sipas autoriteteve, rreth orës 12:55 është raportuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita” në Malishevë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.



