Rasti i 400kg drogë nga Brazili: 75 vjet burg për pesë të akuzuarit

Me 75 vjet burg janë dënuar për pesë të akuzuarit në rastin e 400kg drogë.
Izet Sheqiri është dënuar me 20 vjet burg, Faton Vrajolli me 20 vjet burg dhe Kadri Sheqiri me 15 vjet burg.
Kurse, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi janë dënuar me nga 10 vjet burg.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.



