Tenxherja gjigante me oriz, kuzhinierja nigeriane thyen rekordin Guinness

Një shefe nigeriane kuzhine ka thyer rekordin botëror për tenxheren më të madhe me oriz “jollof”, një pjatë tradicionale.

Rekordet Guinness konfirmuan se Hilda Baci, një shefe e njohur kuzhine në Nigeri, ia ka dalë të mbërrijë këtë sukses, raporton AP.

Të premten, përgatiti një tenxhere me 8,780 kilogramë oriz, një gatim vendas me oriz të gatuar në salcë specash. Kjo pjatë është e famshme në rajonin e Afrikës Perëndimore.


“U deshën nëntë orë zjarri, pasioni dhe pune në grup”, tha ajo pas një dite të gjatë në gatim e shërbim, ku pati një moment dramatik pasi tenxherja gjigante ra nga një vinç që po e peshonte.

Sipas postimit në faqen zyrtare të Guinness në X, Baci ka tejkaluar 4,700 kilogramë oriz. Mali me ushqim iu shpërnda qindra spektatorëve që kishin ardhur ta ndiqnin nga afër.

Në vitin 2023, Baci mbajti rekordin për maratonën më të gjatë të gatimit që zgjati 93 orë dhe 11 minuta, por u tejkalua një vit më vonë nga irlandezi Alan Fisher.

Nga rubrika

Back to top button