Haradinaj për 27-vjeçarin në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi, s’kam koment

Rasti i vdekjes së Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit në Lipjan, i cili “u vra nga pakujdesia” e Policisë së Kosovës sikurse po e kualifikon si vepër penale Prokuroria, ka ngjallur reagime edhe në mesin e politikanëve.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili ka ndarë një reagim të shkurtër dhe të ashpër

“I pashë pamjet e fundit! E paskeni vrarë me gjakftohtësi djalin 27-vjeçar. S’kam koment,” ka shkruar Haradinaj.

Nga rubrika

Back to top button