“Dy fëmijë po rriten pa nënë” – Vëllai i Liridona Ademajt prek me fjalët para seancës për vrasjen e saj

Sot në ora 13:20 do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi opinionin publik dhe la pas dy fëmijë të vegjël pa nënën e tyre

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës, Leonardi Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ftuar mediat që ta ndjekin seancën dhe të përcjellin rrjedhën e procesit gjyqësor.

“Sot në ora 13:20 vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridonës tonë. I ftojmë mediat që ta përcjellin seancën,” ka shkruar ai.

Në të njëjtin postim, Leonardi ka shprehur dhimbjen e thellë që po përjeton familja, veçanërisht kur shohin dy fëmijët e Liridonës duke u rritur pa nënën e tyre.

“Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre,” shkruan ai.

Ai përfundon me një thirrje për drejtësi dhe shpresën që procesi të mbyllet sa më parë: “Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejt.

https://www.facebook.com/share/16NcE4ubP5/?mibextid=wwXIfr

Nga rubrika

Back to top button