Berisha kritika për Bashkimin Europian: Bekoi në heshtje narkodiktaturën, u arrestuan tre liderë të opozitës dhe…

Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi Bashkimin Evropian gjatë një konference ndërkombëtare me temë: ‘Fuqia e Grave në Politikë’.
Sipas tij, ndërtimi i narkodiktaturës në vend u mbështet nga administrata e shkuar e SHBA-së dhe u bekua me heshtje edhe nga Bashkimi Evropian.
Berisha: E nderuar zonja presidente Biro’, e dashur Albana, e nderuar zonja Mariya Gabriel, zonja Doris Pack, mike e vjetër e PD dhe e Shqipërisë, zoti Thomas Kunz. Të nderuara zonja të ardhura nga vende të tjera dhe nga Brukseli, zonja të pranishme në këtë sallë, anëtare të LDG në Shqipëri.
Është një nder i madh që na keni bërë zonja presidente me praninë tuaj dhe unë u jam shumë mirënjohës.
Por unë kam një mirënjohje ët veçantë për të gjitha ju sepse në një proces kafkian që pësoi PD, në të vetmen narkodiktaturë të instaluar në Europë, presidenca e gruas së PPE, presidentja e nderit zonja Doris Pack dhe ju zonja të nderuara, keni dhënë mbështetjen tuaj për PD-në, për gruan demokratike, që luajti dhe luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër këtij regjimi, të cilin Europa nuk e ka njohur në historinë e vet.