Rama bën thirrje për investime në Shqipëri: Tani është koha, nesër do të jetë vonë

Gjatë një eventi të organizuar në Tiranë, “Match-Maker Albania 2025” Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në Shqipëri, duke theksuar se kjo është periudha ideale. Rama u shpreh se Shqipëria është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, por ende shumë pak njohur për mundësitë që ofron.

“Nuk dua të mbaj një fjalë të gjatë, sepse jam i sigurt që ju tashmë e dini për mundësinë që ofron Shqipëria. Po dua të them thjesht: kjo është koha për të investuar, për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri, sepse nesër do të jetë vonë. Nesër të gjithë do të duan të vijnë dhe do të jetë shumë më shtrenjtë”, tha Rama.

Nga rubrika

Back to top button