Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, detaje nga Policia, Prokuroria dhe familjari i një prej viktimave

17:36 – Policia: Dorasi 58 vjeçar, viktima 42 vjeçare
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.Policia thotë se pranoi informatën për vrasje, të hënën, më 24.03.2025, rreth orës 14:56.Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes, Policia thekson se dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58 vjeçar, me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42 vjeçare, me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.
Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes Policia thekson se ka gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.“Me Urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.” – thuhet në komunikatën e Policisë.PK-ja më tej thotë se hetuesit policorë nën udhëheqjen e Prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale: “vrasje e rëndë” dhe “vetëvrasje”.17:20 – Vrasja në Vushtrri, informacionet e fundit nga vendi i ngjarjesNjësi të shumta të Policisë së Kosovës dhe Mjekësia Ligjore janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë pasditen e së hënës në Vushtrri, më 24.03.2025.KALLXO.com mëson se viktima grua është e moshës rreth 40 vjeç.
Deri më tani zyrtarisht nuk është bërë i ditur relacioni i viktimave.