58 vite nga krijimi, restaurohet filmi ikonë “Ngadhnjim mbi vdekjen”

Filmi ikonik “Ngadhnjim mbi vdekjen” i realizuar në 1967 me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani, 58 vite pas shfaqjes së tij të parë, vjen i restauruar për publikun shqiptar, për të mbetur një dëshmi e gjallë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.

Ky film, i cili është dhe një nga filmat më të dashur për shqiptarët, vjen i restauruar në 4K me shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama i cili teksa ka ndarë disa sekuenca të shkurtra të shkëputura nga një prej filmat ikonikë të kinematografisë shqiptare thotë se ky restaurim vlerëson punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit.

 “58 vite pas realizimit, vjen i restauruar në 4K, një nga filmat më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) me regji të Gëzim Erebara dhe Piro Milkani

Ky version i restauruar në 4K rikthen shkëlqimin e plotë të imazhit dhe zërit duke rivlerësuar punën regjisoriale të Erebarës dhe Milkanit, kamerën e mrekullueshme të Saim Kokonës, lojën e aktorëve dhe muzikën drithëruese të Feim Ibrahimit”, shkruan Edi Rama.

Back to top button