Zyrtarizimi për ndryshimin e futbollit nga Florentino Perez

Momenti më i shumëpritur i gjithë “sagës” së Superligës erdhi.

Florentino Perez ishte i ftuar në emisionin “El Chiringuito” përballë gazetarit spanjoll, Josep Pedrelol.

Më poshtë, do ju sjellim në detaje të gjithë intervistën e zhvilluar nga presidenti i Real Madrid-it, dhe tani presidenti i Superligës, Florentino Perez.

“Kjo është hera e parë që jam në këtë emision, me shumë mundësi edhe e fundit”.

“Futbolli duhet të avansojë, si çdo industri tjetër në botë, nuk mund të vazhdojmë kështu”.

Presidenti i Superligës ia la fajin pandemisë COVID-19, për gjithë këtë situatë.

“Futbolli po kalon nëpër një periudhë shumë të vështirë, dhe Superliga Evropiane do t’i shpëtojë të gjithë klubet financiarisht”.

Andaj, kjo është edhe arsyeja pse Superliga do të zëvendësojë Champions League-n, sipas Perez-it: “Do të na ndihmojë të kthejmë gjithçka që kemi humbur”.

“Kur nuk ke përfitime tjera përveç të drejtave televizive, e vetmja zgjidhje është të ofrosh ndeshje të mëdha”, thotë Florentino Perez, “në këtë mënyrë sigurojmë të ardhura të jashtëzakonshme”.

“Ekipet më të mëdha në Angli dhe Spanjë arritën në konkluzionin për të rregulluar futbollin”.

Në Madrid, Perez thonë që gjatë vitit të fundit ka humbur 400 milionë euro.

“Këtu në Madrid kemi humbur shumë dhe jemi në situatë shumë të keqe”.

Zgjidhja për këtë janë ndeshjet e mëdha, që do të sjellin shumë të ardhura.

Perez thotë që interesi për futboll ka filluar të ulet.

“40% e të rinjve nuk janë të interesuar në futboll. Ata shikojnë vetëm ndeshjet e mëdha. Duhej të adaptoheshim, Superliga është zgjidhja”, tha Perez.

“Nëse ne kemi më shumë para, do të jetë mirë për të gjithë. Superliga nuk është vetëm për klubet e mëdha”.

Ai insiston që me blerjen e lojtarëve prej klubeve të mëdha, do t’i ndihmojnë edhe klubet e vogla në mënyrë marramendëse.

“Superliga nuk është ligë e mbyllur, është për të gjithë”.

“15 skuadra do të jenë gjithnjë, por pesë do të kenë mundësi të kualifikohen çdo vit në bazë të performancës”.

“Është si Champions League, por më e mirë”.

Formati i ri i Champions League-s nuk do ta shpëtojë futbollin në asnjë mënyrë thotë Perez-i.

“Në Champions League, nëse fiton, i merr 120 ose 130 milionë euro, këtu do të fitosh shumë më shumë”.

“Duam të shpëtojmë futbollin për të paktën 20 vitet e ardhshme, Superliga do ta bëj këtë”.

UEFA është Monopol, sipas Florentino-s.

“Lojtarët tanë nuk do të përjashtohen nga Kupa e Botës, e garantoj këtë, 100 përqind”, deklaroi ai.

Të njëjtin qëndrim Perez e mban edhe për raportimet se mund të eleminohen nga Champions League këtë sezon.

“Asnjëherë, kurrë”.

“Erdhi fundi, koha e monopolit të UEFA-s përfundoi. Ka ardhur koha për një epokë të re”.

Për ekipet tjera që mund të marrin pjesë, ai tha që Sevilla është mundësi reale.

“PSG-në nuk e kemi ftuar”.

“Manchester – Barcelona do të jetë me interesant se sa Manchester-i kundër një skuadre të vogël”, shtoi ai.

“Champions League është interesante vetëm nga çerekfinalja e tutje, askush se shikon më përpara”.

Për “ofendimet” e Ceferin ndaj Agnelli-t, Perez tha janë të papranueshne.

“Nuk kemi nevojë për njerëz si ai (Ceferin) në sport, është i pasjellshëm”.

“Pa Superligën, futbolli do të vdesë para 2024-ës, në po e shpëtojmë”.

“Kemi një kontratë, askush nuk mund të largohet tani, do të punojmë së bashku”.

“Nëse Bayern-i nuk vjen, çfarë ndodh? Asgjë, vazhdon si normalisht”.

“I detyrohemi fansave, është një projekt që kemi punuar mbi 20 vite për, më në fund ja arritëm”.

Perez ankohet edhe për mungesë të transparencës.

“Unë e di pagën e Lebro James, por jo të presidentit të UEFA-së, pse?”

Ai paralajmëroi që vetëm 55% e buxhetit të klubeve do të mbulojnë pagat e futbollistëve.

“Jemi shumë të lumtur me gjithçka”.

“Do të ketë VAR, por do jetë shumë më i mirë, shumë më kualitativ”.

Ai u pyet edhe për Mbappe-n: “E dija që do më pyesnit për këtë, këtu jemi për të folur për Superligën. Kaq”.

“Nuk kam folur me Mbappe-n, të paktën jo sot, haha”.

“Cristiano? Ai nuk do të kthehet. Ramos? Mirë, tani po largohem”.

Ai foli edhe më shumë rreth skuadrës së tij.

“Vinicius është i paprekshëm. Zidane është trajneri më i mirë në historinë tonë”.

Për fund, ai u pyet se a do të jetë Superliga numri 14 për Real Madrid-in.

“Jo, sepse atë do ta fitojmë këtë vit”.

“A mund të largohem tani?”

Për fund, ai urroj të gjithë për ndryshimin e madh që futbolli kishte nevojë, dhe më në fund po e përjeton.

Në këtë mënyrë, Florentino Perez e përmbylli deklaratën e tij mbi Superligën, që tani është realiteti i ri në botën e futbollit.