Zyrtare: Kampionati Botëror në Katar do të filloj me këtë datë

FIFA sot ka konfirmuar se Kampionati Botëror 2022 që do të luhet në Katar do të filloj me 21 nëntor të vitit 2022.

Arsyeja se pse do të zhvillohet dimrit ky kompeticion është për shkak të motit të nxehtë që bën në këtë vend gjatë stinës së verës.
Vitin e ardhshëm do të luhet Kampionati Evropian. Ai ishte planifikuar këtë vit, por për shkak të pandemisë u shty për vitin e ardhshëm./Indeksonline/