Zidane pas triumfit në La Liga: Sot është njëra prej ditëve më të mira në karrierën time

Real Madridi është shpallur edhe zyrtarisht kampion i La Ligës për edicionin 2019/2020

Madrilenët triumfuar 2:1 në shtëpi ndaj Villarealit në xhiron e 37-të të kampionatit spanjoll, duke rrëmbyer titullin e 34-t në histori të klubit.

Falë kësaj fitore, Real Madridi tash ka 86 pikë në krye të tabelës, 7 më shumë sesa Barcelona kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u luajtur në La Liga.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se kjo është njëra prej ditëve më të mira në karrierën e tij profesionale.

“Sot është njëra prej ditëve më të mira të karrierës sime profesionale”, ka thënë Zidane pas fitimit të titullit në La Liga, që ishte i dyti për të si trajner.

“Lojtarët janë të gjithë të përkushtuar. Ai që luan më së paku gjithmonë kontribuon diçka për ekipin. Liga spanjolle është e vështirë”, u shpreh ai./Zëri