Ziadin Sela: Me Albin Kurtin më lidh nevoja për ndryshim dhe koncepti i luftës kundër korrupsionit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për gjërat që ai mendon se i ka të përbashkëta me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Sela në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me Albin Kurtin e lidh nevoja për ndryshim.

“Vetëvendosje është e majtë ndërsa ne të qendrës së djathtë, por e duam ndryshimin. Ka ardhur koha që edhe në Kosovë të ketë ndryshim të konceptit politikë qeverisës”, tha ai, përcjell Telegrafi.