Zgjedhja e Osmanit presidente – Latifi tregon nga çfarë u frikësua Kurti

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Thotë se Albin Kurti bëri ‘pazar’ me ish-deputeten e PDK’së, Adelina Grainca, për të ‘neutralizuar’ deputetët minoritarë që kushtëzonin zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Kurti ka shkuar në këtë variant për arsye se është frikësuar se në një moment të caktuar dy deputetët minoritarë do t’i rritin kërkesat e tyre. Kur ta shohin se gjithçka po varet nga vota e tyre ata në ndonjë moment do t’i rrisin kërkesat e tyre që mund të kenë qenë edhe kërkesa të papërballueshme për Kurti”, thotë Latifi në Pressing.

“Për t’i neutralizuar kërkesat e tyre ai ka shkuar në këtë variant. Përmes pazarit, negocimit me deputeten e PDK’së….mënyra se si Kurti ka hyrë me të në seancë ka qenë mesazh për dy deputetët minoritarë se “mundem edhe pa ju kështu që rrini në ato kërkesa që keni pasur’. Ka qenë një gjeturi e hatashme e Kurtit në minutën e fundit”, shtoi ai.

‘Është luajtur në mënyrë mjeshtërore nga Kurti”, tha Latifi.

Reklamë

Ai nuk beson se Adelina Grainca la PDK’në për çështje parimore siç ajo vetë u deklarua.