Zemaj: Inspektorët në aksion , per maskat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të gjithë inspektorët e rinj tashmë janë në aksion, duke kryer inspektime në gjithë territorin e Kosovës.

Zemaj tha se në Prishtinë në lokacionin ‘Kafet e Vogla’ po inspektohen bizneset gastronomike, ku s’mund të lejohen më shumë se 50 persona.

Tutje Zemaj deklaroi se s’do të tolerohet shkelësit dhe ata që relativojnë rrezikun dhe mosrespektimin e masave.

Postimi i plotë:

Të gjithë në mbrojtjen e shëndetit

Të gjithë inspektorët e rinj në aksion.

Inspektim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë, të lokacioni “Të kafetë e vogla” po inspektohen bizneset gastronomike.

Në kafene nuk mund të lejohen më shumë se 50 persona.

Askush s’do lejohet pa maska!

S’do tolerohet shkelësit dhe ata që relativiojnë rrezikun dhe me mosrespektim të masave behën bartës të virusit edhe në familjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë me gjithë potencialin është dhënë në tentativë të monitorimit të bizneseve nëse po i respektojnë rregullat anti-COVID-19.

Ky kontroll ka në fokus të detektoj bizneset që nuk respektojnë masat parandaluese dhe udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.

Ju lutem na ndihmoni edhe ju që ta mbrojë shëndetin tonë dhe të familjeve tona.

Ju lutem na ndihmoni edhe ju që ta mbrojë shëndetin tonë dhe të familjeve tona.

Falënderojmë dhe përshëndesim të gjithë punonjësit shëndetësor të Kosovës, vullnetarë, kontribuues të tjerë publik dhe privat, si dhe udhëheqësit e tyre për mbajtjen e frontit kundër COVID-19.

Shëndeti i qytetarit mbi të gjitha!

Respektoni rregullat!

Kuptojeni seriozisht rrezikun e virusit!

Vendosni maskat!😷